“Bashkëpunimi së pari pritet të jetë në sferën e ligjërimit, ku profesorë japonezë nga ky Universitet pritet të vijnë dhe të ligjërojnë në Universitetin e EJL-së. U bisedua që bashkëpunimi të zgjerohet dhe kalojë në nivel te Rektoreve dhe të përfshijë edhe sfera të tjera, duke përfshirë edhe projekte hulumtuese të përbashkëta”, thotë dekani Fetaji.
Nisma për këtë bashkëpunim është me rëndësi pasi mundëson shkëmbimin e përvojës së UEJL-së me universitete prestigjioze, ku studentët përfitojnë duke pasur qasje në sisteme dhe metodologji të ndryshme edukative, sidomos nga një shtet dhe strukturë ekonomike, siç është Japonia.Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) nis bashkëpunimin me Universitetin e Tokios për Teknologji
25 gusht 2009
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (FSHTB) i UEJL-së dhe Departamenti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Teknologjik të Tokios së shpejti pritet të fillojnë bashkëpunimin konkret në të gjitha fushat, thotë dekani i FSHTB, Doc. Dr. Bekim Fetaji, i cili është angazhuar si profesor vizitues ne këtë universitet japonez.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics