Komiteti i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore, sipas procedurës i pranoi rekomandimet e Senatit të Universitetit, që Prof. Inord. Dr. Vlladimir Radevski të zgjidhet në thirrjen mësimore shkencore profesor ordinar, në lëmin e Shkencave Kompjuterike.
Pas zgjedhjes, profesorit ordinar Vlladimir Radevskit, urimet për avancim dhe punë të mëtutjeshme akademike e shkencore ia përcollën kryetari i Bordit të UEJL-së, Prof. Dr. Denis Farington dhe rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.
“Çdo avancim i profesorëve tanë në thirrje mësimore shkencore na bën edhe më cilësor, edhe më konkurrues, edhe më të respektuar në sferën akademike dhe universitare këtu te ne, në rajon dhe ndërkombëtarisht”, tha me këtë rast rektori Dika.
Prof. inord. Dr. Vlladimir Radevski zgjidhet profesor ordinar
19 shkurt 2016Universiteti i Evropës Juglindore, avancoi edhe një profesor në thirrje mësimore shkencore profesor ordinar.
Më shumë lajme
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
- Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025