Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Zamir Dika dhe ministri i Ekologjisë i Maqedonisë, z. Nurhan Izairi, sot (1.06.2015) në UEJL-Shkup, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e realizimit të projekteve ekologjike.
Ky është një grant projekt i fituar nga Instituti I mjedisit jetësor dhe shëndetit, i cili të njëjtin edhe do ta implementoj.
Lëndë e kësaj marrëveshje është hulumtimi, dizajnimi dhe realizimi i pilot projektit për matjen e parametrave klimatik nëpërmjet rrjetit të njësive matëse të vetqëndrueshme me vizualizimin e vlerave matëse.
Universiteti i Evropës Juglindore tashmë është i njohur jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon e gjetkë si universitetet që investon në ruajtjen e mjedisit jetësor.
