Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL shënoi Ditën e Shtulit

Instituti Shkencor “Maks van der Shtul” dhe UEJL shënuan 23 Prillin ‘Ditën e Shtulit’, për të përkujtuar në këtë mënyrë përvjetorin e vdekjes së ideatorit dhe themeluesit të këtij universiteti diplomatit holandez Maks van der Shtul.

Në këtë ngjarje merrnin pjesë profesorë,studentë, kreu më i lartë i këtij universiteti si dhe diplomatë të huaj të akredituar në Maqedoni mes të cilëve ambasadorja holandeze, Mariet Shurman dhe kreu i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth.

“Njoha një idealist dhe besimtar të vlerave më sublime njerëzore”. Kjo, do të përshkruante eksperiencën time me njeriun e mrekullueshëm dhe diplomatin e shquar dhe mikun tim dhe tonin z. Max Van Der Stoel. Prandaj, të diplomuarit tanë dhe njerëzit që janë të lidhur me këtë universitet janë të ndryshëm nga të tjerët dhe në fakt janë misionarët e ndryshimeve dhe të progresit tonë. Le të vazhdojmë ta promovojmë dhe ta ruajmë këtë mision për gjeneratat që vijnë”, tha rektori Prof. Dr. Zamir Dika.

“Ky Universitet nuk do të ekzistonte pa këtë përcaktim të Maksit. Është krejt në rregull që ta nderojmë atë, duke organizuar një aktivitet të këtillë: Unë gjithnjë me admirim e kujtoj Maksin. Ai që ka qenë larg ngjarjeve, Maksi mund t’i dukej si njeri i rreptë, i cili komandonte dhe ndonjëherë tërhiqeshte”, tha kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Denis Farington.

“Nuk ka mënyrë më të mire për t’u përkujtuar Maks van der Shtuli përveç se të reflektohet dhe veprohet sipas mësimeve të tij. Ata janë mësimi e të lirisë, të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare dhe ata janë ende relevante në botën, në të cilën ne sot jetojmë” tha ambasadorja e Holandës në Maqedoni, Mariet Shurman.

“Të jesh I pari në pozitën e re të sapo krijuar dhe të mos shfrytëzohet përvoja e pararendësve me të vërtet është sfidë. Nëse, ju në Universitet vazhdoni sipas hapave të themeluesit tuaj, nëse promovoni tolerance dhe i luftoni paragjykimet dhe stereotipat, jam i sigurt se përpjekjet tuaja do të jenë të frytshme”, tha ambasadori I OSBE-së, Ralf Breth.

“Maks van der Shtuli kishte aftësi t’i zgjidh pengesat nëpërmjet dialogut dhe negociatave. Në universitet, p.sh. ai bisedonte me profesorë dhe pastaj krijonte mendim për ata. Po ashtu, ai para bordit ndërkombëtarë theksoi se Universiteti do të jetë i përkushtuar për gjuhën shqipe. Ai kishte aftësi t’i ndërpres konfliktet. Ne kërkuam përkrahje nga personalitete si Inva Mula, Xhozef Diogardi, Bekim Femiu dhe Ismail Kadare, e kishim përkrahjen e tyre dhe të liderit të shqiptarëve Arbër Xhaferi, i cili kishte ndikim të madh dhe meritë e tij ishte kjo që ne tani e kemi këtë Universitet.”, tha rektori Emeritus, Akademik Alajdin Abazi.

“Rektori emeritus u takua me Maks van der Shtulin në vitin 2001, i pasigurt se disa nga diplomatët e nivelit të lartë do ta marrin parasysh rastin tonë. Por, Maks van der Shtuli, çdoherë kërkonte zgjidhje. Ai e ndihmoi Universitetin të negocioj në Komisionin Evropian dhe më pas ne fituam grant prej 2 milion euro dhe e ndërtuam objektin e rektoratit.”, tha sekretari i përgjithshëm i UEJL-së, Xhevair Memedi.

“Jemi tubuar sot këtu për të përkujtuar personalitetin dhe veprën e ish-komisarit të lartë të OSBE-së, Maks va nder Shtul. Jemi tubuar për të përkujtuar diplomacinë qetë të diplomatit të heshtur dhe parandalues me efekte bindëse gjatë zgjidhjes së konflikteve gjithandej ku ai ishte angazhuar.” tha drejtori i Institutit për Hulumtime Shkencore Prof. Dr. Veton Latifi

Google+