Të nderuar,
Ju ftojmë të merrni pjesë në Tryezën e rrumbullakët, me temë "Ekonomia rrethore në Maqedoninë e Veriut - Rekomandime të bazuara në mësimet e nxjerra nga Sllovakia”, që do të mbahet të martën (10.10.2023), me fillim në orën 14:00, në Sallën e konferencave në Rektorat.
Në hapjen e Tryezës së rrumbullakët, do të flasin: Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Ambasadori i Republikës Slovake në Maqedoninë e Veriut. Sh.T. Henrik Markuš . Ngjarja organizohet nga Fondacioni i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Qendra për Biznes dhe Inovacion, në kuadër të projektit të ko-financuar nga SlovakAid.
Për më tepër informacione, ju lutemi shiheni Agjendën.
Ju mirëpresim!