Me datë 09 Mars 2023, me fillim në ora 10:00, në BDC, studentët e Fakultetit Juridik do të realizojnë gjykimin e simuluar të një rasti të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Kjo ngjarje është organizuar nga Klinika Juridike "Emine Zendeli" pranë Fakultetit Juridik dhe EMA- IKIZH, nën mentorimin e koordinatores së Klinikës juridike, Doc. Dr. Arta Selmani-Bakiu, Doc. Dr. Blerta Ahmedi, dhe të gjykatësit Betim Jahja.