SEEUTechPark, në bashkëpunim me Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Zvicrën përmes Programit për rritjen e punësueshmërisë së tregut - IME, organizojnë një sesion informativ mbi sfidën "Me transformimin digjital deri në inovacione".
Ngjarja do të mbahet më 09.02.2023, me fillim në orën 11:00, në Universitetin e Evropës Juglindore - Tetovë, objekti i Rektoratit, salla e mbledhjeve.
Të gjithë të interesuarit të konfirmojnë pjesëmarrjen në adresën e mëposhtme të e-mail: g.rafajlovski@seeu.edu.mk.
Në sesionin informative do të prezantohen detajet e sfidës, kriteret dhe mënyra e aplikimit nga përfaqësues të FIZHT dhe Programit për rritjen e punësueshmërisë së tregut - IME.
Sfida “Me transformimin digjital deri në inovacione” ju dedikohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga sektori agro – ushqimor dhe turistik. Qëllimi është të mundësohet një rritje e inovacionit dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve përmes prezantimit të zgjidhjeve digjitale, që do të çojnë në një transformim digjital në veprimtaritë e tyre.
Buxheti i përgjithshëm i sfidës është 18.450.000 denarë, ndërsa Fondi siguron financim deri në 70% të buxhetit të përgjithshëm të projektit për ndërmarrjet mikro ose të vogla, ose deri në 50% të buxhetit të përgjithshëm të projektit për ndërmarrjet e mesme, në shumën maksimale prej 1.845.000 denarë.