Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në Panairin e 15-të të Karrierës 2022 të organizuar nga Qendra e Karrierës e Universitetit të Evropës Juglindore.
Panairi i Karrierës është një event që bashkon një numër të madh kompanish, organizatash dhe institucionesh me studentë dhe punëkërkues. Ne besojmë se Panairi i Karrierës 2022 do t'ju ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të promovuar kompaninë tuaj para të gjithë pjesëmarrësve dhe për të takuar fuqinë punëtore të ardhshme.
Manifestimi do të mbahet më 10.05.2022 duke filluar nga ora 10:00 në Kampusin në Tetovë.