Ju ftojmë të merrni pjesë në Tryezën e rrumbullakët, me temë “Sfidat e shteteve të reja në politikën e jashtme”, që do të mbahet të enjten (24.03.2022), me fillim në orën 14:00.
Në hapjen e Tryezës së rrumbullakët, do të flasin: rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti , ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, znj. Donika Gërvalla. Ngjarja organizohet nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore i Universitetit të Evropës Juglindore.
Për më tepër informacione, ju lutemi shiheni Agjendën: https://bit.ly/3CRpLug
Ju mirëpresim!