Të nderuar,
Fakulteti i Drejtësisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut organizon ligjëratë me temën “Sundimi i ligjit gjatë kohës së pandemisë”. Ligjërues, do të jetë Prof. James Lofton, profesor Fullbrajt dhe ish- prokuror.
Ligjërata, do të zhvillohet me datë 9 dhjetor (e enjte), në orën 11:00, në Sallën e Konferencave (Rektorat – BDC). Të njëjtën, gjithashtu, do të mundet ta ndiqni edhe përmes platformës Google Meet në linkun në vazhdim https://meet.google.com/lookup/baop6ijnwo
