Të nderuar maturantë dhe studentë,
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore, përmes një bashkëbisedimi me maturantët dhe studentët, këtë vit, në kampusin në Tetovë, e shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ngjarja do të mbahet ditën e martë (1 qershor 2021), në orën 11:00, në hapësirën para amfiteatrit LH1 “Rolf Dubs”. Studentët dhe maturantët, do të bashkëbisedojnë me profesoreshat e Fakultetit të Drejtësisë rreth temave, si në vijim:
Doc.Dr. Arta Selmani – “Të drejtat familjare të fëmijëve - e drejta e fëmijës për njohjen e identitetit gjenetik”
Doc. Dr. Vedije Ratkoceri - “Fëmijët si viktima të abuzimit seksual dhe pedofilisë”
Doc.Dr. Blerta Ahmedi-Arifi – “Delikuenca e fëmijëve në RMV”.
Duke qenë se këto tema janë objekti diskutimi për të drejtat e fëmijëve në nivel ndërkombëtarë, Fakulteti i Drejtësisë e sheh të arsyeshme kontributin e tij në trajtimin e këtyre temave përmes bashkëbisedimit me të rinjtë.
Jeni të mirëseardhur!
