Të nderuar,
Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në bashkëpunim me Komunën e Bërvenicës, me qëllim dhënien e kontributit në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollat fillore dhe të mesme organizon trajnim me temë ”Përdorimi i TIK-ut për përkrahjen e mësimdhënies dhe mesimnxënies në kohë pandemie”
Në këtë trajnim, do të shqyrtohen tema të teknologjive aktuale të TIK-ut dhe përdorimi i tyre në menaxhimin e mësimdhënies dhe mësimnxenies në distancë (online). Mësimdhënësit pjesëmarrës, do të aftësohen për t’i përdorur teknologjitë aktuale të TIK-ut për menaxhimin e lëndëve të cilat i ligjërojnë, si dhe për të trajnuar kolegët tjerë.
Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Trajnimi do të mbahet në Tetovë, në kampusin e UEJL-së, në objektin 816.
Kontakti
Email: elc@seeu.edu.mk
Tel: +389 44 356 050
