Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Digjitalizimi i shërbimeve publike

Tribunë

Të nderuar studentë dhe staf

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me 27 janar 2020 (e hënë), me fillim në orën 14:00, në Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë, në amfiteatrin 4 (Arben Xhaferi), do ta mbajë tribunën e dytë me temë: “Digjitalizimi i shërbimeve publike”.

Debati, do të përqendrohet në digjitalizimin e vendit, si dhe për rolin e tij në profesionalizimin e administratës publike.

Për digjitalizimin e vendit, do të flas ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në tribunë, do të flasin edhe Prof. Azir Aliu, nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, si përfaqësues i bashkësisë akademike. Bashkësinë e biznesit, do ta përfaqësojë Boban Milosavleski, nga kompania Altius Solution.

Google+