Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Facing the Dragon

Movies that Matter

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Ambasada e Mbretërisë të Hollandës ju ftojnë në shfaqjen e dytë të edicionit të këtij viti të festivalit të filmit "Filmat që vlejnë" për të shënuar Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Shfaqja në Tetovë do të fillojë në ora 13:00 në Universitetin e Evropës Juglindore, ku do shfaqet filmi Përballja me dragoin i regjisores Sedika Mojadidi. Pas shfaqjes do të vijojë një diskutim me profesoren Besa Arifi, Xhane Kreshova - Kryetare e forumit të grave në Tetovë dhe Adelina Marku - gazetare. Moderatore do të jetë Tanja Stoimenovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Filmi dokumentar është një medium i shkëlqyer për të paraqitur dhe afruar gjendjet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe luftën për të njëjtat në pjesë të ndryshme të botës përmes gjuhës të filmit, si dhe të hap diskutim për aspekte të ndryshme të të drejtave të njeriut të paraqitura përmes filmave të përzgjedhur.

Shihemi të enjten në ora 13:00 në Universitetin e Evropës Juglindore!

Google+