Punëtoria do të mbahet me datë 30.11.2019 në Universitetin e Evropës Juglindore, në objektin e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, nga ora 10:00 deri 14:30.
Me kënaqësitë veçantë i ftojmë të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze, si dhe mësimdhënësit e gjuhëve të tjera, studentët e programeve të magjistraturës dhe doktoraturës, si dhe kolegë të tjerë të cilët do të donin të ndjekin trajnim me tema relevante nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies të gjuhës angleze. Të gjithë pjesëmarrësve në punëtori do u jepen certifikata. Trajnim është pa pagesë.
Për informata më të detajuara lidhur me programin referohuni tek linku: http://bit.ly/35cLhb0
Paraqitja e të interesuarve bëhet deri më datë 26.11.2019. Për ta rezervuar vendin tuaj dërgoni konfirmim në adresën elektronike: sh.mustafai@seeu.edu.mk.
