Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Seminari i 2-të i Doktoraturës në Shkencat Kompjuterike dhe Teknologjitë e Informacionit

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Seminarin e 2-të të Doktoraturës në Shkencat Kompjuterike dhe Teknologjitë e Informacionit, i cili do të mbahet më 22-23 gusht 2019 në amfiteatrin 4 (Lh4)

Qëllimi i seminarit është të organizojë një forum rajonal dhe ndërkombëtar për shkëmbimin e njohurive dhe rezultateve në teori, metodologji dhe aplikime të Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjive të Informacionit. Në Seminar mund prezantohen punime nga të gjitha fushat kryesore të Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit, si në aspekte teorike ashtu edhe praktike.

Seminari synon të sigurojë një platformë për studentët e doktoratës, studiuesit dhe praktikuesit nga akademia dhe në të ardhmen nga industria, se si t’i përmbushë dhe shkëmbejë zhvillimet e fundit në këtë fushë.

Qëllimi i seminarit është përqendruar në aspektet vijuese:

  • të ndajë përvojat e hulumtimit nga stafi i UEJL-së, studentët e doktoratës dhe folësit e ftuar;
  • gjetjen e interesave të përbashkëta për hulumtime të përbashkëta dhe/ose aplikime në projekte për të gjitha palët;
  • rritjen e aftësive hulumtuese në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjive të Informacionit në rajon dhe në nivel ndërkombëtar.

Këtë vit për herë të parë do të jemi nikoqir të dy prezantuesve ndërkombëtarë si folës kryesor:

  • Prof. Heiko Schuldt nga Universiteti i Bazelit dhe,
  • Dr. Ilir Fetai, Arkitekt i Lartë në Hekurudhat Zvicerane

Agjendën e seminarit e gjeni KËTU!

Ju mirëpresim në seminar!

Google+