Është nder dhe kënaqësi të paralajmërojmë debatin e radhës "Le të flasim për tatimet!", që do të mbahet më 17 prill, duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e konferencave në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë.
Në këtë debat, studentët do të kenë mundësi të diskutojnë në lidhje me tatimet, llojet dhe format e normave tatimore, përparësitë dhe mangësitë e tyre, karakteristikat dhe efektet e një norme progresive mbi trendet socio-ekonomike në vend, me:
- ministrin e Financave në Qeverinë e RMV-së - z. Dragan Tevdovskin
- rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore - Akademik Abdylmenaf Bexhetin, dhe
- me përfaqësuesin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
Po ashtu, në debat do të marrin pjesë profesorë dhe ekspertë të fushës, duke krijuar kushte për debat argumentues dhe inkurajimin e studentëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive në këto procese në të ardhmen.