COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Robert D. Hisrich në Universitetin e Evropës Juglindore

Robert D. Hisrich në Universitetin e Evropës Juglindore

Dr. Robert D. Hisrich, njëri nga profesorët ndërkombëtar më eminent të ndërmarrësisë, do të mbajë ligjërata për studentët e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore (Lënda: Menaxhimi Ndërmarrës - Niveli i Avancuar).

Ligjëratat, gjithashtu do të jenë të hapura për studentët e masterit, ALUMNI-n dhe stafin e UEJL-së, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë për sfidat bashkëkohore të ndërmarrësisë në kontekste të ndryshme.

Ligjëratat, do të realizohen më09, 10 dhe11 prill 2019, nga ora 17:30 - 20:00, Kampusin e UEJL-së në Shkup.

Robert D. Hisrichështë bartës i titullit Bridgestone Chair në Marketing Ndërkombëtar dhe ndihmës-dekan për programe pasdiplomike dhe ndërkombëtare në Kolegjin e Administrimit të Biznesit në Kent State University. Ai, diplomoi në Universitetin DePauw, ndërsa magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Cincinnati-t. Puna kërkimore e profesorit Hisrich është përqendruar në ndërmarrësi dhe në krijimin e ndërmarrjeve të reja, si: etikë ndërmarrëse, ndërmarrësi korporative, ndërmarrësi të grave dhe të minoriteteve, financim ndërmarrës dhe themelimin e ndërmarrjeve globale. Ai ligjëron kurse dhe seminare në këto fusha, si dhe në menaxhimin e marketingut dhe planifikimin dhe zhvillimin e produkteve. Interesi i tij për menaxhimin dhe ndërmarrësinë globale ka rezultuar me dy bursa Fullbrajt (Fulbright), në Budapest, Hungari, titull nderi nga Universiteti Shtetëror i Çuvash-it (Rusi) dhe Universiteti i Miskolc-it (Hungari). Ai, po ashtu është edhe profesor vizitor në universitete të ndryshme në Austri, Australi, Irlandë, Kinë dhe Slloveni.

Profesor Hisrich është autor/bashkautor i 46 librave, apo ribotimeve të tyre, përfshirë: Governpreneurship: Krijimi i Shpirtit Ndërmarrës në Qeveri (2013); Menaxhimi i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (2013); Ndërmarrësia në Teknologji (2015, botimi i tretë); Financat Ndërmarrëse (2015); Ndërmarrësia Ndërkombëtare (2016, botimi i tretë); Hyrje e Avancuar në Ndërmarrësinë Korporative (2016); Menaxhimi Efektiv Ndërmarrës (2017); Marketingu Ndërmarrës (2018); dhe Ndërmarrësia (2019, botimi i 11-të, i përkthyer në më shumë se 15 gjuhë).

Profesor Hisrich është anëtar në bordet editoriale të disa revistave të shquara në fushën e ndërmarrësisë, në disa borde drejtorësh dhe është autor, ose bashkautor i mbi 300 artikujve shkencorë të botuar në revista të tilla, si: Journal of Marketing, Journal of Marketing Research, Journal of Business Venturing, Journal of Developmental Entrepreneurship, and Entrepreneurship Theory and Practice.

Google+