Ky kamp kinematografik në gjuhën angleze është një përpjekje bashkëpunuese ndërmjet UEJL-së dhe Koreni, e planifikuar dhe e zbatuar për të mirën e studentëve të UEJL-së.
Praktikoni gjuhën tuaj angleze - e gjithë punëtoria do të zhvillohet në gjuhën angleze. Flisni dhe punoni me folësit që gjuhën angleze e kanë gjuhë amtare.
Njihuni me njerëz nga e gjithë bota - të ftuar nga SHBA-të, Egjipti, Japonia dhe Indonezia.
Bëni filma në telefonin tuaj - mësoni tregimin, fotografinë, ndriçimin, zërin dhe muzikën.
Data: 1-6 prill 2019
Vendi: Kampusi i UEJL-së në Shkup
Premiera e qilimit të kuq: 6 prill 2019
Regjistroheni nëpërmjet emailit: r.emini@seeu.edu.mk