Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore, më 25 maj 2018, organizon konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore për biznes dhe ekonomi me temë “Edukimi biznesor në shekullin 21”. Konferenca do të zhvillohet në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (QZHB - Rektorat), me fillim në orën 11:00.