Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Seminar - “Google serviset për menaxhim interaktiv të procesit mësimor (mësimdhënie/mësimnxënie)”

Të nderuar, Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti i shkencave dhe teknologjive bashkëkohore (FSHTB), me qëllim që të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësim nxënies në shkolla të mesme organizon seminar (punëtori) me temë

Google serviset për menaxhim interaktiv të procesit mësimor (mësimdhënie/mësimnxënie)

Në këtë punëtori ftohen të marrin pjesë mësimdhënësit nga grupi i lëndëve TIK (Informatikë, Bazat e informatikës, Programim, etj.) dhe Matematikë. Në punëtori do të shqyrtohen tema nga Google teknologjitë dhe përdorimi i tyre në menaxhim të mësimdhënies dhe mësim nxënies. Mësimdhënësit e lëndëve nga grupi i lëndëve të TIK dhe Matematikë, do të aftësohen për përdorim të teknologjive për menaxhim të mësimdhënies dhe mësim nxënies në lëndët e tyre si dhe për të trajnuar dhe ndihmuar kolegët e tyre në përdorimin e këtyre teknologjive në lëndët tjera. Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë për ndjekje të seminarit.

Seminari organizohet në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Seminari do të mbahet në Tetovë në hapësirat e FSHTB, me datë 14 Prill 2018, dita e shtunë, duke filluar nga ora 9.30.

Për shkak të çështjeve organizative, Ju lutemi që deri me datë 31 Mars të dërgohet lista e pjesëmarrësve në seminar (punëtori) në e-mail adresat e mëposhtme

Jaumin Ajdari – Koordinator i seminarit, e-mail adresa j.ajdari@seeu.edu.mk

Merxhivane Ismaili – Sekretare e FSHTB, e-mail adresa m.ismaili@seeu.edu.mk

Ose ne tel. +389 44 356 176

Koordinator, Dekan i FSHTB, UEJL

Prof. Dr. Jaumin Ajdari, Prof. Asoc. Doc. Dr. Adrian Besimi

Google+