Komuna e Tetovës, më 22 shkurt 2018 (e enjte), me fillim në orën 17:00, në amfiteatrin 4 (LH4), do të mbaj promovimin e librit “Ngritja e një shteti (Politika e jashtme e Kosovës)”, autor i së cilit është zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në promovim, do të marrin pjesë personalitete të jetës politike, kulturore dhe diplomatë të njohur.