Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Java e orientimit (Mirëseardhje) për studentët e ri

14-17 shtator, 2015, at SEEU Skopje and Tetovo Campus

Nga 14 shtatori (e hënë), deri më 17 shtator (e enjte), Universiteti i Evropës Juglindore do të organizojë program orientimi për studentët e ri të studimeve deridiplomike në Tetovë dhe në Shkup. Kjo bëhet me qëllim të informimit të studentëve rreth programeve studimore, shërbimeve dhe mundësive të tjera si dhe informim rreth përkrahjes së studentëve dhe mësimdhënies të orientuar kah studenti.

Studentët do të jenë të ndarë në grupe sipas fakulteteve/gjuhës dhe do të udhëhiqen nga përfaqësues të fakultetit përkatës, të cilët do të kujdesen gjatë gjithë kohës për ta.

Programi përfshin sesionet informative për sistemet e TI-së/е-learning, Qendra e karrierës, Biblioteka, Shërbimi studentor, Parlamenti Studentor (aktivitete sociale). Për këto aktivitete do të ketë përkrahje nga këshilltarët studentor dhe stafi i TI-së. Secili fakultet do të ketë program të veçantë në Tetovë dhe në Shkup me ligjërata të përgjithshme, informacione dhe aktivitete që kanë të bëjnë me fakultetet.

Programi për javën e orientimit në UEJL- Tetovë
Programi për javën e orientimit në UEJL- Shkup
Google+