Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

K O N K U R S - Për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore

FAKULTETI I BIZNESIT DHE EKONOMISË FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT

K O N K U R S

Për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore

FAKULTETI I BIZNESIT DHE EKONOMISË

Zgjedhje / rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore shkencore për grup lëndësh nga ekonomia (Hyrje në ekonomi, Makroekonomia dhe Mikroekonomia);

FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT

Zgjedhje / rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore shkencore për lëndë nga lemia e komunikimit masiv :

II. Përveç kushteve të përgjithshme të parapara në Ligjin e arsimit të lartë të R. Maqedonisë, Statutit dhe Rregullores për zgjedhje apo rizgjedhje në thirrje mësimore shkencore, thirrje bashkëpunëtori dhe thirrje mësimore profesionale të UEJL, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet si vijojnë:

  • Për të gjitha vendet preferohet njohja e gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze, kurse njohja e së paku dy nga gjuhët e përmendura në nivel akademik /për mësimdhënie/, është e obligueshme.
  • Formularin e plotësuar për aplikim të UEJL;
  • Letër interesi që tregon bakgroundin e kandidatit, agjendën e hulumtimit dhe aspiratat për karrierë në përputhje me strategjinë e fakultetit;
  • Biografinë e plotë akademike;
  • Dy letra rekomandimi njëra të jetë nga një akademik/hulumtues ndërkombëtar që ka njohuri për veprimtarinë e kandidatit;
  • Dëshmi për përsosmëri në mësimdhënie përfshi por, jo edhe të kufizohemi vetëm në pikët në vazhdim: 1) raportet nga vëzhgimi i mësimdhënies; 2) vlerësimin nga studentët për lëndët; 3) raport nga vëzhgimi kolegjial për mësimdhënien;
  • Dëshmi për përsosmëri në hulumtim përfshi edhe 1) kopje të plota të publikimeve të fundit kryesore në revistat rajonale dhe ndërkombëtare; 2) fotokopje nga kaptinat e librave, recensione akademike; 3) kopje të monografive, librave universitar,
  • Përkthimet nga gjuhët evropiane në gjuhët lokale;
  • Dëshmi për shërbimet përfshi listën e anëtarësimit në komitete, organe dhe veprimet, etj.
  • Dëshmi për hulumtim/praktikë në metodologji dhe pedagogji, duke përfshirë çdo certifikatat ose dëshmi për përfundim të suksesshëm të kurseve, programeve apo trajnime për mësimdhënie apo publikimet shkencore në këtë fushë.

III. Për të aplikuar në këtë konkurs, kandidatët duhet të dërgojnë (vetëm përmes e-mailit): letërinteresim, biografi personale (CV), diplomë (doktoraturë – thirrje mësimore shkencore, magjistraturë – thirrje mësimore profesionale), listë për veprimtarinë profesionale dhe shkencore dhe nga një kopje të recensionit të parë (nëse posedojnë). (Të gjitha këto dokumente të theksohen në CV, ndërsa do të dorëzohen pas seleksionimit të kandidatëve që i plotësojnë kushtet)

Dokumentet e mësipërme mund të jenë origjinale ose të vërtetuara në noter.

IV. Afati i paraqitjes

Afati i dergimit të aplikacioneve është 5 ditë nga dita e shpalljes së konkursit.

Konkursi është i shpallur nga 13. 09 – 17. 09. 2011

Aplikimet vetëm përmes e-mailit: hroffice@seeu.edu.mk

Telefoni për kontakt: 044 356 087

Google+