Në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë të R. Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 82/2018) dhe Rregullores për kushtet e veçanta dhe për procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore - shkencore, thirrje mësimore - profesionale, thirrje shkencore dhe thirrje bashkëpuntori, Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë shpall konkurs për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore
FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE BASHKËKOHORE
- Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore nga fusha shkencore: Psikologjia dhe Shkenca Konjitive, nga lëmia shkencore: Psikologjia e përgjithshme (5.01.00.01) dhe Psikologjia Konjitive/Eksperimentale (5.01.00.11 tjetër);
- Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore nga fusha shkencore: Psikologjia dhe Shkenca Konjitive, nga lëmia shkencore: Psikologjia e punës dhe e organizimit (5.01.00.07);
Për më shumë informata, rreferojuni dokumentacionit në vazhdim.