Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konkurs për plotësimin e vendit të punës me kohë të caktuar - Menaxher Operativ i Universiti Kom

Në bazë të nenit 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhënie pune të R. Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 62/2005), Universiti Kom SHPK - Tetovë shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës me kohë të caktuar

Menaxher Operativ i Universiti Kom

Përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj, kandidati duhet t’i plotësoj edhe kushtet që vijojnë:

Thelbësore:

  • Diplomë universitare në Administrim të Biznesit ose ekuivalent në lëminë e njejtë;
  • Përvojë pune në ndërmarrësi dhe menaxhim të paktën 3 vjet (ose 5);
  • Aftësi të komunikimit dhe menaxhimit financiar;
  • Njohuri në mjedise biznesi dhe rrethanave të UEJL - së;
  • Aftësi për të përdorur Teknologjinë e Informacionit;
  • Aftësi për përdorim të gjuhës angleze;

Shtesë:

  • Punët e kontabilitetit material dhe financiar

Preferueshme:

  • Master kualifikim ose ekuivalent

Fillimi dhe përfundimi i kohës ditore dhe javore të punës: Nga ora 08:00 deri 16:00, nga e hëna deri të premten.

Paga bazë: 650 € (39.975 MKD), kurse punët shtesë do të rregullohen me kontratë shtesë.

Afati i dorëzimit të aplikacioneve është 8 ditë pune nga dita e shpalljes së konkursit.

Konkursi është i shpallur nga 08.11.2017 deri më 16.11.2017.

Ju lutemi e dërgoni aplikimin për punësim nëpërmjet e-mailit: jobs@seeu.edu.mk

Adresa:

Universiteti Kom SHPK
Bul. "Ilinden" nr. 335
1200 Tetovë, Maqedoni
Telefoni për kontakt: 044 / 356 - 087

Formulari për aplikim
Application Formular
Google+