Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Tetovë
Instituti për mjedisin jetësor dhe për shëndet shpallë
KONKURS
për pjesëmarrje në trajnim për efikasitet energjetik (EE) dhe burime të përtëritura të energjisë (BPE)
IDEJA THEMELORE
Ngritja e nivelit themelor teknik për punë me pajisje për përmirësimin të efikasitetit dhe zbatim më të madh të burimeve të energjisë së përtëritur.
Ligjërues janë trajnuesit me certifikim dhe instruktorët për efikasitet energjetik dhe BPE
QËLLIMET E TRAJNIMIT
Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit është që të ndërtohet një kapacitet për punë me sistemet për EE dhe BPE.
GRUPI I CAKUT
Persona teknikë të cilët si pjesë të portfolios së tyre kanë aktivitete lidhur me instalimet për ngrohje, ftohje, aklimatizim, ndërtimtari, pajime elektrike.
Kushtet paraprake për kandidatët e interesuar:
- Shkolla e mesme e arsimit të mesëm teknik ose ndonjëri nga fakultetet teknike,
- Minimum një vjet punë së paku në njërin nga instalimet si në vijim:
- ngrohje
- ventilim ,
- klimatizim,
- ndërtimtari
- elektrikë
PROGRAMI PËR TRAJNIM
Programi për trajnim do të përfshijë (6) module:
Moduli 1 – Nocionet themelore – energjia, energjia për instalime dhe për ngrohje, ventilimi dhe klimatizimi
Moduli 2 – Sistemet për ngrohje me biomasë, kazanët për amvisëritë dhe për ndërtesa të vogla
Moduli 3 – Shembuj nga objekte me EE-BPE, Tetovë, RM, Evropë
Moduli 4 – Sistemet e energjisë solare për ngrohjen e ndërtesave dhe sistemet për përgatitjen e ujit e ngrohtë sanitar
Moduli 5 – Sistemet e energjisë solare për prodhimin e energjisë elektrike panele fototensionale
Moduli 6 – Pompa ngrohjeje (ajër-ajër) dhe pompa gjeotermale të ngrohjes (PGJN)
KUSHTET E PËRGJITHSHME
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes mailit: ieh@seeu.edu.mk
Telefoni kontakt: 078 344 899
Periudha për paraqitje deri më 15 dhjetor të vitit 2015
Çmimi i trajnimit për një person është 8.000,00 denarë.
Për firma:
Për paraqitjen e 3 personave nga një firmë, çmimi është 7.000,00 denarë për person
Për paraqitjen e më shumë se 4 persona çmimi është 6.000,00 denarë për person.