1. Furnizues
1.1. Furnizues: Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë
2. Lënda e furnizimit
2.1. Furnizim me paisje dhe aktivitete tjera përcjellëse për ceremoninë e absolventëve (detajet lidhur me llojet e materialeve janë të parashtruar në specifikacion).
2.2. Lënda e furnizimit nuk është e ndashme.
2.3. Thirrja është publike, me të drejte për pjesëmarrje të të gjithë personave juridik dhe fizik të regjistruar për veprimtarinë e cila është lëndë e furnizimit.
3. Sasia e furnizimit dhe marrja e materialit tenderik
3.1. Sasia dhe lloji i furnizimit janë te dhëna në materialin tenderik.
3.2.Detaje tjera lidhur me thirrjen publike mund të merrni nëpërmjet e-mailit:procurement@seeu.edu.mk
4. Përmbajtja e ofertës
4.1. Oferta duhet të përmbajë: emër, adresë, selia e ofertuesit, numri i xhirollogarisë, numri tatimor dhe banka deponuese;
- Vërtetime (çertifikata) të dhënë nga organe kompetente, organizata dhe persona tjerë juridik përgjegjës për kontrollin e cilësisë me të cilën do të vlerësohet përshtatshmëria e prodhimit;
4.2. Oferta duhet të plotësohet në formularin e bashkangjitur në web faqen e Universitetit.
- Në çmimin përfundimtar të jenë të llogaritura edhe transporti dhe nëse është kompani e huaj atëherë edhe shpenzimet tjera.
4.3.Në qofte se si ofertues paraqitet person juridik ose fizik i huaj, oferta duhet të jetë e përkthyer në gjuhën maqedonase ose gjuhën shqipe, ndërsa çmimi mund të paraqitet me valutë tjetër (konvertibile) e cila llogaritet sipas listës së valutës te Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (kursi i mesëm) i cili aplikohet në ditën e hapjes së ofertave.
4.4.Oferta duhet te përmbajë menyrën e pagesës - definuar qartë.
4.5. Oferta duhet të ketë afat prej 120 ditësh.
5. Dokumentacion me të cilin ofertuesi dëshmon gjendjen ekonomike dhe financiare
- Dokument për veprimtari të regjistruar si dëshmi se është i regjistruar si person fizik ose si person juridik për kryerjen e veprimtarisë lidhur me lëndën e thirrjes publike, të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë;
- Leje nga organi kompetent për punë (veprimtari) për person fizik;
-Dokument për bonitet i lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë;
- Vërtetim se nuk është hapur procedurë falimentimi- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim se nuk është hapur procedurë për likuidim;
- Vërtetim se nuk i është kumtuar sanksion kundërvajtës - ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjegjësisht ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së veçantë - Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga Drejtoria për të hyra publike për tatime të paguara, kontribute dhe detyrime të tjera;
- Deklaratë se në 5 vitet e fundit nuk është kumtuar aktgjykim i plotfuqishëm për pjesëmarrje në organizata kriminale, korrupsion, mashtrim ose larje të parave;
Dokumentet e lartpërmendura nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj, ndërsa dorëzohen në origjinal ose kopje te noterizuara.
Personi juridik ose fizik i huaj i dorëzon dokumentet e lartpërmendura të lëshuara nga institucione përkatëse të huaja.
Raporti i revizorit dhe dokumentet tjera të lëshuara nga institucioni përkatës nga vendi i huaj dhe në gjuhë të huaj duhet të jete i përkthyer në gjuhen maqedonase ose gjuhën shqipe dhe i vërtetuar nga përkthyes gjyqësor.
Ofertat të cilat nuk do t’i përmbajnë dokumentet e lartëpërmendura do të llogariten si të pakompletuara dhe të njejtat nuk do te shqyrtohen.
6. Dokumente me të cilat ofertuesi dëshmon aftësinë teknike ose profesionale
- Listë të furnizimeve të kryera për furnizimin për të cilin dorëzohet ofertë, të kryera në tre vitet e fundit, me vlera, data dhe shfrytëzuesit (listë referuese) sipas kushteve nga dokumentacioni i tenderit;
-Vërtetim nga furnizuesi për furnizime të kryera për tre vitet e fundit për përshtatshmërinë, kryerjen në kohë dhe me cilësi të furnizimit nga ofertuesi.
7. Kriteret për zgjedhjen e ofertës më të përshtatshme:
- Cilësi;
- Çmim;
- Kreativiteti;
- Referenca;
- Mënyra dhe afati i pagesës;
- Afati i furnizimit;
Në bazë të kritereve të lartëpërmendura zgjidhet oferta më e përshtatshme.
8. Mënyra dhe afati i dorëzimit të ofertave
Ofertuesi duhet ta dorëzoj ofertën ne një kopje origjinale ne zarf të mbyllur, në të cilën duhet te jete shenja ,,Mos e hap”, te jetë e firmosur nga ana e përgjegjësit të ofertuesit. Në zarfën e mbyllur duhet te ketë edhe dy zarfa tjera, të mbyllura. Njëra nga zarfat e mbyllura e përmban ofertën, me shenjën ,,Oferta”, ndërsa zarfi tjetër përmban dokumentacionin e nevojshëm, me shenjën ,,Dokumentacioni”, në të cilën duhet të jetë edhe adresa e saktë e ofertuesit.
Ofertat të cilat nuk i përmbajnë të gjitha të dhënat te kërkuara në thirrjen, gjegjësisht në të cilat nuk është bashkangjitur dokumentacioni i kërkuar do të llogariten si te pakompletuara dhe nuk do te shqyrtohen.
Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 27.05.2011, ora 16:00
Ofertat të cilat do të dorëzohen pas afatit nuk do te shqyrtohen.
Ofertat mund te dorëzohen nëpërmjet postës në adresën: Universiteti i Evropës Juglindore,,,Ilindenska” pn 1200 Tetovë ose të dorëzohen ne arkivin e Universitetit të EJL, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
9. Dispozitat përfundimtare
9.1. Ofertat e dorëzuara pas kalimit të afatit dhe të cilat nuk janë të përgatitura sipas thirrjes publike nuk do të shqyrtohen.