Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga sot është hapur mundësia për aplikim për subvencionimin e racionit për student të cilët për çfarëdo llojë arsye nuk kanë aplikuar ose nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre përmes thirrjeve paraprake.
Afati i fundit për regjistrim është 7-të nëntor, përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ .
Pas përfundimit të afatit për regjistrim, kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet do të njoftohen përmes portalit ku e kanë dorëzuar aplikimin e tyre.
Prandaj, është e nevojshme të regjistrohen në platformën online aktive të Shparkase Bank, me të cilën MASH lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës dhe të përditësojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal, pas çka do të marrin informatë me SMS për kohën dhe vendin e saktë për nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e llogarisë së veçantë dhe për marrjen e kartelës së dedikuar Visa për subvencionimin e racionit për studentë..
Çdo aplikues që ka nevojë për ndihmë gjatë aplikimit mund të drejtohet në kontaktin e mëposhtëm: so.us@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së ministrisë.
Studentët të cilët realizuan këtë të drejtë mjetet në shumë prej 140 denarësh mund t’i përdorin çdo ditë, nga e hëna në të shtunë, për blerjen e ushqimeve në markete , furra buke, restorante dhe persona kompani të tjera që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.
Kujtojmë se mundësia e aplikimit do të jetë e hapur çdo muaj në vijim, prej datës 1 deri në datën 7, për studentët të cilët më parë nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre për asnjë arsye, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Më shumë informacione keni në linkun në vazhdim: