Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Aplikim për lehtësim financiar në pagesë të shkollimit për vitin akademik 2015/16

Aplikim për lehtësim financiar [Siblings discount]

Në bazë të vendimit të Rektoratit të UEJL-së, Zyra për ndihma financiare shpall dhe administron aplikimet për lehtësimin financiar në pagesë të shkollimit për studentin e dytë dhe të tretë të një familjeje (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë - bërthamë). Lehtësimi financiar aplikohet për studentë aktiv të regjistruar në UEJL në vitin akademik 2015-16 në ciklin e parë ose të dytë të studimeve.

Lartësia e lehtësimit financiar (zbritjes)

  • Studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit vjetor
  • Studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit vjetor [zbritje 15%]
  • Studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit vjetor [zbritje 25%]

Kushtet e aplikimit të lehtësimit financiar

  • Të drejtë aplikimi për lehtësim financiar (zbritje nga shuma vjetore e shkollimit) kanë anëtarët e një familjeje të ngushtë të regjistruar në vitin akademik 2015/16
  • Aplikuesit duhet të kenë ngarkesë financiare për vitin akademik 2015/16
  • Zbritja e shkollimit aplikohet tek studenti i dytë dhe i tretë i familjes
  • Lehtësimi financiar (zbritja) nuk mundësohet:
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - gjatë vitit akademik 2015/16 është akorduar me bursë ose ndihmë financiare nga fondet që administrohen në UEJL ose fonde tjera të jashtme
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - është i angazhuar në programin „Work-study“.
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë – në vitin akademik 2015/16 ka ngarkesë financiare në lartësi më pak se 50 % e shumës së një semestri.

Shënim: Nëse ndonjëri nga aplikuesit nuk ka ngarkesë financiare më tepër se 50% e shumës së një semestri por më pak se shuma e plotë për një vit akademik, atëherë i mundësohet gjysma zbritjes së paraparë.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Formulari për aplikim (në vijim)
  • Çertifikatë të lindjes (fotokopje), vetëm për studentët që aplikojnë për zbritje financiare për herë të pare.

Aplikimi dhe afati për aplikim

  • Formulari për aplikim, në web faqe seeu.edu.mk < Përkrahje financiare > duke KLIKUAR KËTU, në “my seeu” ose në ndërtesën administrative 802.10, Zyra për ndihma financiare dhe të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar.
  • Afati për aplikim: nga 12.2015 deri me 28.02.2016
Google+