UNIVERSITETI I EJL TETOVË - ZYRA PËR NDIHMA FINANCIARE
Si pjesë e pakos së ndihmave financiare, UEJL edhe gjatë vitit akademik 2014/15 do t’ju mundësojë studentëve që të anagazhohen në programin ’’Puno dhe studio” sipas kushteve të mëposhtme:
Paga e studentit nuk mund të tejkalojë koston e mësimit
Angazhimi maksimal është deri në 15 orë punë në javë dhe studenti mund të angazhohet më së shumti deri në shlyerjen e shkollimit të një viti akademik gjatë kohëzgjatjes së studimeve.
Të drejtë aplikimi në programin “Puno dhe studio” kanë të gjithë studentët që gjatë vitit akademik 2014/15 ndjekin studimet e rregullta në UEJL, por përparësi do të kenë studentët që do të dëshmojnë se kanë nevojë për përkrahje financiare si dhe ata që do të dëshmojnë shkathtësi për vendin e punës.
Studentëve që janë të akorduar me bursë apo ndihmë financiare nga cilido fond në vitin paraprak dhe vijues akademik nuk u mundësohet të angazhohen në programin “Puno dhe studio”.
Departamentet ku do të munden të angazhohen studentët janë të potencuara më poshtë :
- Bibliotekë
- Qendra e Karrierës
- Asistencë administrative në fakultet
- Instituti për ambient jetesor
-
Mirëmbajtje
- Pastrim
- Gjelbërim
- Qendra e gjuhëve
-
Departamenti IT-së
- IT – Demostrator
- IT – Support
- Web Designer/Developer
- CST Laboratories
- SEEUTech Park
- Shërbimi Studentor - Tetovë
- Shërbimi Studentor - Shkup
Angazhimi në këtë program do të bëhet sipas kritereve:
Nevoja për ndihmë financiare
Aftësitë për vendin e punës
Kriteri i parë (Nevoja për ndihmë financiare) duhet të verifikohet në bazë të dokumentacionit të prezantuar.
Kriteri i dytë (Aftësia për vendin e punës) do të verifikohet në intervistat që në veçanti do të mbahen me një numër të caktuar të aplikuesve pas përzgjedhjes në bazë të kriterit të parë
* Lista e termineve për intervistë, për ç’do vend pune do të shpallet pas 20 shtatorit tek Zyra për Ndihma Financiare, ndërtesa (802).
Aplikacionet mund të merren në kampusin universitar në Shkup dhe te Zyra për Ndihma Financiare-Tetovë, ndërtesa (802.10) ku edhe duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar.
Afati për aplikim – prej 05. 05. 2014 deri me 12. 06. 2014
Për studentët e rrinj (brucoshët) afati i aplikimit është prej 01. 09. 2014 deri me 15. 09. 2014
Angazhimi i studentëve në punë do të bëhet prej 10. 10. 2014