Në të njëjtën ditë, pas përfundimit të ceremonisë nobelistit Ferid Murad, Komuna e Tetovës do t’ia ndajë çmimin “Qytetarë nderi i Tetovës”.
Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Shkup, kryetari i Komunës së Tetovës, kryetari i Komunës së Gostivarit, kryetari i Komunës së Dibrës dhe shumë të ftuar të tjerë.
Universiteti i Evropës Juglindore është i pari në Maqedoni dhe rajon, që organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve të tij, sipas modelit amerikan dhe evropian.
Ngjarja ndiqet, po ashtu nga një numër i madh i prindërve dhe familjarëve të tjerë.