Ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e profesorit të nderuar, Gëzim Paçarizi, e cila do të mbahet më 28 nëntor 2024, me fillim në orën 14:00, në Amfiteatrin 4 (LH4) të Universitetit të Evropës Juglindore.
Projektet e Paçarizi-t dëshmojnë fuqishëm për aftësinë e arkitekturës për të përmirësuar mirëqenien njerëzore. Përveç angazhimeve profesionale si anëtar jurie në Institutin DIA Bauhaus dhe kurator i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias, Paçarizi është një arkitekt i çmuar dhe i nominuar, ndërsa puna e tij është gjerësisht e njohur dhe e botuar në revista arkitekturore si: "A10", "VOLUME", "ARHITECTURA" dhe "Inside Outside". Arkitektura e tij artikulohet kryesisht përmes projekteve në Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për të tërhequr paralele arkitekturore midis dy “botëve” arkitekturore, asaj ballkanike dhe asaj evropiane të zhvilluar.
Pjesëmarrja juaj do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të përfituar nga njohuritë dhe përvoja e profesor Paçarizit.
Mirë se vini!
