Fakulteti i Drejtësisë, në kuadër të lëndës mësimore E drejta kushtetuese, nën moderimin e Prof. Dr. Sc. Jeton Shasivari, do të organizojë ligjëratë praktike me studentët e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të drejtimit juridik kushtetues-administrativ, ku ligjërues do të jetë Kryetari i Kuvendit të RMV-së, z. Talat Xhaferi, në temën: “Aspektet praktike të organizimit dhe funksionimit të Kuvendit të RMV-së”.
Ligjërata, do të mbahet me datë 25 maj (e martë), në orën 11:00 dhe të njëjtën mund ta ndiqni përmes platformës Google Meet në linkun në vazhdim: https://meet.google.com/lookup/hycup3bvto?authuser=0&hs=179