Të nderuar maturantë,
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, nga data 19-20 prill 2018, e organizon kampin veror me temë „Edukimi, teknologjia dhe ekonomia e dijes.“
Disa nga qëllimet e kampit veror janë:
- Tu ofrojë mundësi të gjithë maturantëve dhe studentëve aktual që të njihen me njëri-tjetrin.
- Tu ofrojë mundësi maturantëve që bashkërisht të mësojnë, argëtohen dhe shoqërohen me njëri-tjetrin.
- Tu ofrojë mundësi maturantëve që të informohen për sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.
- Të analizojnë kushtet dhe ofertat akademike që ofron arsimi i lartë në Republikën e Maqedonisë.
- Të njihen maturantët me teknologjitë e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke ndjekur trendet bashkëkohore.
- Të njihen maturantët me Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie.
- Të njihen studentët mbi rolin e universiteteve në zhvillimin e inovacionit në shoqëritë e së ardhmes.
- Tu ofrojë mundësi maturantëve që të njihen mbi teoritë ekonomike.
- Tu mundësojë maturantëve që të njihen me sfidat e ekonomisë së tregut të lirë dhe zhvillimit ekonomik të bazuar në dije.
Në kampin verore do të ligjërojnë akademikë, profesorë, menaxher të bizneseve, alumni, etj. në fushën e shkencave ekonomike, sociale, edukimit, TI, shërbimeve, etj. Krahas ligjëratave, do të ketë edhe programe për argëtim dhe shoqërim të gjithë pjesëmarrësve.
Të gjitha shpenzimet e kampit verore (fjetja, ushqimi dhe materialet e nevojshme për ligjërata) janë siguruar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, përveç shpenzimeve të udhëtimit.
Në fund të kampit verore të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Procedura e Aplikimit:
-
Të gjithë maturantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin e tyre në linkun: FORMULARI PËR REGJISTRIM
- Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
- Në e-mail adresat: s.aliji@seeu.edu.mk, d.asani@seeu.edu.mk, l.mehmedi-sinani@seeu.edu.mk
- Telefoni:+389-44-356-056; +389-44-356-065
- Afati i fundit për aplikim: 16 prill 2018