Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konkurs

FShShB & FBE & FShTB & FShSh

Në bazë të nenit 166 dhe 172 të Ligjit për Arsimin e Lartë të R. Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 82/2018) dhe nenit 121 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës të R.Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 62/2005), Rregullores për kushtet e veçanta dhe për procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore - shkencore, thirrje mësimore - profesionale, thirrje shkencore dhe thirrje bashkëpuntori,Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë shpall konkurs për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore

FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE BASHKËKOHORE

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e punës dhe politikës sociale, në lëmitë: Politika sociale (51200) dhe Metodologjia e hulumtimit shkencor (51206 të tjera);

FAKULTETI I BIZNESIT DHE EKONOMISË

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e shkencave ekonomike, në lëmitë: Ekonomia e punës (50320) dhe Mikroekonomia (50329 të tjera);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e shkencave ekonomike, në lëmitë: Teoria ekonomike (50300) dhe Ekonometria (50322);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e shkencave ekonomike, në lëmitë: Teoria ekonomike (50300) dhe Zhvillimi ekonomik (50305);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e matematikës, në lëmin: Matematikë e aplikuar dhe modelimi matematikor (10912);

FAKULTETI I SHKENCAVE DHE TEKNOLOGJIVE BASHKËKOHORE

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e informatikës, në lëmitë: zhvillimi i softuerit dhe bazës së të dhënave (11010) dhe Ueb programimi (11011 të tjera);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e informatikës, në lëmitë: Sistemet e informacionit dhe programimi (11002) dhe Gërmimi dhe analitika e të dhënave (11011 të tjera);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e teknikës kompjuterike dhe informatikës, në lëmitë: Organizimi dhe metodologjia e projektimit të sistemeve kompjuterike (sistem harduerike, softuerike) (21207) dhe Përpunimi i të dhënave (21206);

Studime të integruara: Arkitekturë dhe Dizajn

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e arkitekturës,urbanizmit dhe planifikimit, në lëmin: Projektimi dhe dizajnimi arkitektonik (20100);

FAKULTETI I SHKENCAVE SHËNDETËSORE

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e kirurgjisë (e përgjithshme), në lëmin: Neurokirurgji (30302);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e shkencave të gjuhës (linguistika), në lëmin: Anglistika (60404)

Për më shumë informata, rreferojuni dokumentacionit bë vazhdim.

Google+