Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Kampi Veror

Të nderuar maturantë,

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë pranë Universitetit të Evropës Juglindore  në Tetovë, nga data 18-19 prill 2019 organizon për së dyti herë kampin veror me temë: Të menduarit kritik në epokën digjitale.

Disa nga qëllimet e kampit veror janë:

  • Të njihen maturantët me jetën studentore dhe me rolin e Universitetet mbi përgatitjen e gjeneratave të së ardhmes.
  • Tu ofrojë mundësi të gjithë maturantëve dhe studentëve aktual të UEJL që bashkërisht të mësojnë, argëtohen dhe të njihen me njëri-tjetrin.
  • Tu ofrojë mundësi maturantëve që të informohen për sistemin e arsimit të lartë duke analizuar kushtet  dhe ofertat akademike që i ofrojnë Universitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriu.
  • Të njihen maturantët me teknologjitë e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke ndjekur trendet bashkëkohore.
  • Tu mundësojë maturantëve që të njihen me sfidat e ekonomisë së tregut të lirë dhe zhvillimit ekonomik të bazuar në dije.
  • Të fitojnë aftësi për punë ekipore, të zhvillojnë të menduarit kritik dhe inteligjencën emocionale të tyre.

Në kampin verore do të ligjërojnë akademikë, profesorë, menaxher të bizneseve, alumni, etj. në fushën e shkencave ekonomike, sociale, edukimit, TI, shërbimeve, etj.  Krahas ligjëratave, do të ketë edhe programe për argëtim dhe shoqërim të gjithë pjesëmarrësve.

Të gjitha shpenzimet e kampit verore (fjetja, ushqimi dhe materialet e nevojshme për ligjërata) janë siguruar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, përveç shpenzimeve të udhëtimit.

Kampi Veror Agjenda

Në fund të kampit verore të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Procedura e Aplikimit:

Të gjithë maturantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin e tyre

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Në e-mail adresat: s.aliji@seeu.edu.mk, d.asani@seeu.edu.mk, l.mehmedi-sinani@seeu.edu.mk

Telefoni:+389-44-356-056; +389-44-356-065

www.seeu.edu.mk/summercamp2019

Afati i fundit për aplikim: 15 prill 2019

Google+