CEEMAN ka krijuar një platformë globale për bashkëpunim, inovacion dhe shkëmbim të praktikave më të mira, me synim avancimin e cilësisë së arsimit në menaxhim dhe ndërlidhjen e institucioneve akademike nga e gjithë bota. Aktualisht, ky rrjet përfshin rreth 180 anëtarë nga 50 shtete në Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi.
“Me mbi 80 programe studimore të organizuara në shtatë fakultete, UEJL ofron një mjedis bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës, i cili promovon dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin. Universiteti dallohet për metodologjitë e avancuara të mësimdhënies, infrastrukturën digjitale dhe orientimin drejt praktikës, duke përgatitur studentët për sfidat e një tregu global gjithnjë e më konkurrues”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij rrjeti.
Anëtarësimi i UEJL-së në këtë rrjet prestigjioz përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e ndërkombtarizimit të universitetit, duke konfirmuar angazhimin e tij për cilësi akademike, inovacion dhe qasje moderne në mësimdhënie.
