Po ashtu, një moment i rëndësishëm që do të shënojë këtë manifestim është ceremonia e dhënies së titullit Doktor nderi (honoris causa), rektorit të Universitetit Indiana, Majkëll Mekrobi.
Në manifestimin qendror, që do të mbahet më 19 nëntor 2011, është planifikuar që të zhvillohet ceremonia e ndarjes së titullit doktor honoris causa, pastaj do të bëhet inaugurimi i bustit të të ndjerit Maks van der Shtul (Max va nder Stoel), dhe më pas do të shfaqet premiera e dokumentarit historik për themelimin e universitetit.
Para manifestimit qendror janë paraparë të mbahen një sërë aktivitetesh të tjera, si ndarja e dhuratave në shenjë mirënjohje për të gjithë ata që kanë mbushur 10 vite punë në këtë institucion, promovimi i të diplomuarave në të fundit në studimet e doktoraturës, si dhe një program i pasur artistik.