Kështu, në përbërjen e re të Boprdit, në vend të Prof. Paul Foster, prof. Aksenti Gërnarov, Prof. Gëzime Starova dhe prof. Sami Ibrahimi do të ketë anëtarë të rinj, të cilët vijnë nga mjedise të ndryshme akademike e intelektuale me një përfshirje vendore dhe ndërkombëtare.
Anëtarëve të deritashëm të Bordit u ndanë dhurata simbolike në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë. Rektori UEJL-së,Prof. dr. Zamir Dika dhe kryetari i Bordit, Prof. dr. Denis Farington i falënderuan ata për punën e bërë në afirmimin dhe mbarëvajtjen e Universitetit.
Në këtë mbledhje rektori Dika e informoi Bordin për çështje të ndryshme në lidhje me Universitetin.