Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konkurs

FShBB & FBE & FShTB & FGjKK & QGj

Në bazë të nenit 166 dhe 172 të Ligjit për Arsimin e Lartë të R. Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 82/2018) dhe nenit 4,5,6 dhe 10 të Rregullores për zgjedhje/rizgjedhje në thirrje mësimore - shkencore, thirrje mësimore – profesionale dhe bashkëpunëtori, Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë shpall konkurs për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore dhe zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në thirrje mësimore profesionale Lektor i lartë

FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE BASHKËKOHORE

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e menaxhimit publik dhe administrata, në lëmit: Menaxhimi publik (50901) dhe Administrata publike (50903 të tjera);

FAKULTETI I BIZNESIT DHE EKONOMISË

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e shkencave organizative dhe menaxhuese (menaxhmenti), në lëmit: Menaxhmenti strategjik (50605) dhe Inovacione (50624 të tjera);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e shkencave ekonomike, në lëmit: Financa (50326) dhe Ekonomia aplikative (50302);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e shkencave ekonomike, në lëmit: Marketing (50325) dhe Ekonomia ndërkombëtare (50309);

FAKULTETI I SHKENCAVE DHE TEKNOLOGJIVE BASHKËKOHORE

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e teknikës kompjuterike dhe informatikës, në lëmin: Intelegjenca artificiale dhe sistemet (21205);
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e informatikës, në lëmit: zhvillimi i softuerit dhe bazës së të dhënave (11010) dhe Sistemet e shpërndara (11011 të tjera) ;
  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën e teknikës kompjuterike dhe informatikës, në lëmit: Bazat e të dhënave (21203) dhe Përpunimi i të dhënave (21206);

FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në fushën shkenca e gjuhës (lingvistika), nga lëmitë: Anglistikë (60404) dhe Linguistika e aplikuar (60411);

QENDRA E GJUHËVE

  • Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në thirrje mësimore-profesionale, Lektor i lartë nga fusha e gjuhës angleze dhe gjuhë angleze për qëllime specifike;

Për më shumë informata, rreferojuni dokumentacionit bë vazhdim.

Google+