COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Informata rreth COVID-19

Menaxhmenti i Universitetit vendosen për mënyren e studimit (PREZENCË ONLINE - PREZENCË FIZIKE) në bazë të rekomandimeve nga Qeveria e RNM-së dhe OBSh. Stafi dhe studentet janë te informuam për çdo vendim me anë të e-mailit. 

Dekanatet do t’i koordinojnë këto aktivitete.

Në të njëjtën kohë, Universiteti, do të mbetet i HAPUR. Zyrat administrative, do të funksionojnë me 50% të stafit, shërbimi ndaj studentëve dhe stafit tonë mbeten prioriteti ynë më i lartë.


PROTOKOLL PËR REALIZIMIN E MËSIMDHËNIES NË VITIN AKADEMIK 2020/2021 NË UNIVERSITETIN E EVROPËS JUGLINDORE

Informacione të UEJL-së për masat e ndërmarra për Pandeminë Kovid 19

Universiteti i Evropës Juglindore në vitin e ri akademik, mësimdhënien do ta zhvillojë në një mënyrë të re të përshtatur me rrethanat të krijuara nga Pandemia Kovid - 19.

Orari i mësimdhënies dhe angazhimi akademik do të jetë me format hibrid, që nënkupton prani fizike në të dy kampuset, në Tetovë dhe Shkup, sipas protokolleve shëndetësore dhe mundësi të shkurtimit të orëve mësimore dhe mbulimin e tyre nëpërmjet mësimdhënies online.

Hapësirat për mësimdhënie dhe i gjithë Kampusi në Tetovë dhe Shkup në tërësi janë organizuar dhe shënuar në përputhje me masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së për prani fizike.

Stafi akademik dhe ai administrativ gjatë punës së tyre i zbaton të gjitha protokollet shëndetësore të miratuara nga vetë organet e Universitetit në përputhje me rekomandimet e autoritetet shtetërore shëndetësore dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së RMV-së.

Të gjithë studentët e UEJL-së janë informuar për masat, për mënyrën e mbajtjes së procesit mësimor, kurse rastet e dyshimta dhe të atyre që mund të shfaqin simptome që lidhen me Pandeminë Kovid - 19 trajtohen dhe udhëzohen nga komisione enkas të krijuara në Universitet. 


Masat për Parandalim

Ruajeni shëndetin tuaj dhe mbroni të tjerët duke bërë kështu:

  • Lani duart e juaja sa më shpesh - Pastroni rregullisht dhe tërësisht duart tuaja me një larës të bazuar në alkool ose lani ato me sapun dhe ujë. Pse? Larja e duarve me sapun dhe ujë, apo me larës të bazuar në alkool i vret virusiet të cilat mund të jenë në duart e juaja.
  • Mbani distancë nga të tjerët - Mbani sëpaku 1 metër distancë ndërmjet jush dhe personat që kolliten apo teshtijnë. Pse? Kur dikush kollitet ose teshtin, ata spërkatin pika të vogla të lëngshme nga hunda ose goja e tyre që mund të përmbajnë virus. Nëse jeni shumë afër, mund të merrni pikat me frymë, përfshirë virusin COVID-19 nëse personi që kollitet ka sëmundjen.
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës - Pse? Duartë prekin shumë vende dhe mund të kapin viruse. Kur infektohen, duartë mund të transferojnë virusin tek sytë, hunda apo goja juaj. Prej aty, virusi hyn në trupin tuaj dhe mund të sëmureni.
  • Praktikoni higjienë të frymëmarrjes - Sigurohuni që ju dhe njerëzit përreth jush të ndiqni higjenë të mirë të frymëmarrjes. Kjo do të thotë të mbuloni gojën dhe hundën me bërryl ose faculeta kur kolliteni ose teshtini. Pastaj hidhni menjëherë faculetën e përdorur. Pse? Pikat e shpërndajnë virusin. Duke ndjekur higjienë të mirë të frymëmarrjes ju mbroni njerëzit rreth jush nga viruse të ndryshme, duke përfshirë COVID-19.
  • Nëse keni ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjeksor sa më shpejtë - Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor dhe telefononi paraprakisht. Ndiqni udhëzimet e autoritetit tuaj lokal shëndetësor. Pse? Autoritetet qendrore dhe lokale do të kenë informacionin më të fundit mbi situatën në zonën tuaj. Thirrja paraprakisht do të lejojë ata t'ju drejtojnë sa më shpejt në institucionin e duhur shëndetësor. Kjo gjithashtu do t'ju mbrojë juve dhe do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe infeksioneve të tjera.

Lexoni më shumë në COVID-19 Macedonia dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Google+