Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Kampi veror 2025 - Gara për Biznes Planin më të mirë

Kampi veror 2025 - Gara për Biznes Planin më të mirë

Të nderuar maturantë,

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë në bashkëpunim me Qendrën e Biznesit dhe Inovacionit (BIC), me datë 4 prill 2025 (e premte) ne kuadër të kampit veror organizon aktivitetin: “Gara për Biznes Planin më të mirë”.

Përse të garoni më 4 prill?

1. Fitoni përvojë--universitetet kërkojnë maturantë që kanë eksperiencë konkurruese në "botën reale".

2. Shanset për të fituar janë të mëdha--shpërblimet janë si në vijim:

  • Biznes Plani i parë më i mirë (250 €)
  • Biznes Plani i dytë më i mirë (150 €)
  • Biznes Plani i tretë më i mirë (100 €)

3. Mundësi për të mësuar më shumë dhe për të marrë pjesë në programin e akselerimit "700 Accelerator".

Krahas garës, do të ketë edhe programe për argëtim dhe shoqërim të të gjithë pjesëmarrësve.

Në fund të kampit verorë të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Procedura e Aplikimit:

Të gjithë maturantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin e tyre KËTU

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Në e-mail adresën: befaculty@seeu.edu.mk

Telefoni: +389-44-356-065

Google+