Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
bringing knowledge to life!

SEEU Review

Shtyerje afati - Thirrje për punime shkencore: SEEU Review, Vëllimi 12 Numri 1

SEEU Review është revistë shkencore ndërkombëtare - online, e recensuar nga kolegët, me qasje të hapur, të cilën e publikon Universiteti i Evropës Juglindore në publikuesin ndërkombëtar akademik De Gruyter. SEEU Review është revistë shkencore e Universitetit të Evropës Juglindore.

Revista jonë synon të sigurojë një forum ndërkombëtar aktiv për analizë, hulumtim dhe debat në një varg të gjerë fushash. Fushat kryesore të mbuluara nga SEEU Review janë shkencat sociale dhe humane, duke përfshirë drejtësinë, ekonominë, administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat politike, gjuhët, letërsinë, komunikimin dhe studimet e mjedisit.

Revista synon të nxisë publikimin e punimeve origjinale, të cilat demonstrojnë aktualitet dhe relevancë në fushën e studimit. Artikujt e dorëzuar do të redaktohen dy herë nga recensentë anonim të fushave specifike të përfshira në revistë.

SEEU Review botohet dy herë në vit.

http://www.degruyter.com/view/j/seeur

Udhëzimet për dorëzimin e dorëshkrimeve

Dorëshkrimi i dorëzuar, në të njëjtën kohë, nuk duhet të jetë dorëzuar për publikim, diku tjetër. Autorët duhet t’ia kalojnë të drejtën e autorësisë Universitetit të Evropës Juglindore, në qoftë se dorëshkrimi zgjidhet për publikim.

Të gjitha punimet për publikim do të kërkohen nëpërmjet thirrjes së hapur. Thirrja mund të jetë, krejtësisht e hapur, ose e bazuar në një temë specifike, në pajtim me vendimin e kryeredaktorit të revistës. Për të siguruar standard më të lartë për publikim, të gjitha dorëshkrimet do të referohen përmes procesit të barabartë (përbashkët) të recensionit . Të gjitha dorëshkrimet do t’i nënshtrohen edhe një kontrolli shtesë për plagjiaturë. Gjuha e preferuar për dorëshkrimet është gjuha angleze, mirëpo dorëshkrimet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, mund të pranohen, në bazë të ndonjë kërkese specifike. Dorëshkrimet duhet të dorëzohen te redaktori në:

review@seeu.edu.mk

Autorët duhet t'i dorëzojnë artikujt e tyre (të gjitha dorëshkrimet), në formë elektronike në formatin Microsoft Word. Por, para se të dorëzohen, duhen të jenë të lekturuara. Të gjitha dorëshkrimet duhet t’i përmbahen stilit për format dhe referenca - APA (American Psychological Association), fusnotat dhe shënimet përfundimtare nuk lejohen. Dorëshkrimi nuk duhet të kalojë kufirin e 8.000 fjalëve, duke përfshirë edhe abstraktin (i cili duhet të jetë nga 200 deri 300 fjalë), referencat dhe elementet.

I gjithë dorëshkrimi, duke përfshirë abstraktin, listën e referencave dhe çdo lloj tabele, duhet të jetë në madhësi A4 me një hapësirë në mes me font 12 Times New Roman. Punimi duhet të fillojë me përmbatjen, duke përfshirë titullin e punimit, emrin (emrat) e autorit (autorëve), lidhjet me institucionet dhe adresat e korrespondencës, e-mail adresën, titulli i shkurtër i sugjeruar dhe tri deri pesë fjalë kryesore. Në faqen tjetër, duhet vendosur titulli i artikulit dhe abstrakti, pastaj duhet vazhduar me përmbatjen e artikulit. Të gjitha faqet duhet të kenë numra.

Autorët janë të dekurajuar të mos përdorin figura. Në qoftë se ka ndonjë arsye të fortë për të patur figura, autorët doemos duhet ta dorëzojnë një kopje elektonike origjinale në EPS, TIF, ose format JPG me rezolucion të lartë. Në qoftë se ka tabela, ato duhet të jenë të krijuara në Word dhe jo në Excel.

Revista shkencore nuk parasheh shpenzime për përpunimin, gjegjësisht dorëzimin e punimit shkencor.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 15 gusht 2016.

Google+