Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Hulumtimi në UEJL

Që nga themelimi i Universitetit, misioni i tij kryesor ka qenë të krijojë dhe ofrojë qasje deri te njohuritë e nivelit më të lartë, si dhe të mundësojë rritje intelektuale për ata që kërkojnë të zgjerojnë njohuritë ekzistuese apo të gjenerojnë njohuri të reja.

Me fillimin e vitit të katërt të veprimit, UEJL filloi ndërtimin e profilit të tij si institucion hulumtues i arsimit të lartë. Në dhjetor të vitit 2004, Bordi i Universitetit miratoi strategjinë e universitetit për hulumtimin, me përgjegjësi për implementimin e planit të veprimit të hulumtimit. Gjatë kësaj periudhe, u krijuan pesë qendra hulumtuese të fakulteteve dhe u emëruan drejtorët e tyre.Këto pesë qendra hulumtuese të fakulteteve së bashku me njësitë tjera hulumtuese si: Instituti i Mjedisit dhe Shëndetit, Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Njësia për Bioetikë, përfaqësojnë strukturën kryesore të hulumtimit të Universitetit të Evropës Juglindore. Universiteti gradualisht promovon programet e hulumtimit dhe bursave, të lidhura me misionin e tij të arsimimit në të tri ciklet, të përcaktuar nga Procesi i Bolonjës dhe që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe social të Maqedonisë dhe rajonit.

Zyra për Hulumtime është ombrella e universitetit për të gjitha aktivitetet që përfshijnë hulumtimet dhe botimet. Zyra për Hulumtime menaxhon, administron dhe mbikëqyr tërë ecurinë tekniko-administrative të hulumtimit në universitet.

Deri më sot UEJL ka realizuar 65 projekte hulumtuese nga fondet e brendshme për hulumtim, 29 projekte TEMPUS, si dhe ka qenë koordinator në projekte të tjera hulumtuese ndërkombëtare të financuara nga FP-7, RRPP, UNDP, ASO, etj.

UEJL ka botuar 86 tituj, duke përfshirë tekste dhe raporte të projekteve hulumtuese nga e gjithë gama e disiplinave akademike në universitet. Deri në vitin 2011, janë botuar 10 numra të revistës shkencore “SEEU Review”, me punime të ndryshme nga stafi i UEJL-së dhe autorëve të huaj në kuadër të bashkëpunimit universitar.  

Google+