Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

TEMPUS

TEMPUS është program i Komisionit Evropian që mbështet modernizimin e arsimit të lartë dhe krijon një sferë bashkëpunimi në vendet përreth BE-së. Themeluar në vitin 1990 pas rënies së Murit të Berlinit, skema tani mbulon 27 vende në Ballkanin Perëndimor, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

TEMPUS financon dy lloje të veprimeve:

1. Projektet e përbashkëta janë të bazuara në partneritete multilaterale mes institucioneve të arsimit të lartë në BE dhe vendeve partnere. Ato mund të zhvillojnë, modernizojnë dhe shpërndajnë planprograme të reja, metoda të mësimdhënies ose materiale, të rrisin kulturën e sigurimit të cilësisë dhe modernizojnë menaxhimin dhe qeverisjen e institucioneve të arsimit të lartë.

2. Masat Strukturore kontribuojnë në zhvillimin dhe reformimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe sistemeve në vendet partnere, shtojnë cilësinë dhe rëndësinë e tyre dhe rrisin konvergjencën e tyre me zhvillimet e BE-së.

Partneritetet përbëhen nga një konsorcium të organizatave që përfshijnë institucionet e arsimit të lartë, bizneset, ministritë, OJQ-të dhe organizatat tjera që punojnë në arsimin e lartë; si nga vendet e BE-së dhe nga ato partnere.

Google+