Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit ofron një gamë të gjerë të programeve studimore në lidhje me gjuhët, letërsinë, kulturat dhe komunikimit, duke siguruar ligjërata të specializuara në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane.

Teoria pedagogjike dhe trajnimi i mësuesve janë elemente të rëndësishme për lëndët e Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, ku shumë nga të diplomuarit tanë e vazhdojnë karrierën  e tyre në fushën e arsimit.

Disiplina moderne e  komunikimit është e përfaqësuar mirë në fakultet dhe ne kemi siguruar oferta të gjera për të gjithë të interesuarit në studimet e medias, marrëdhënieve kulturore,  analizave  politike dhe sociale. Ky program është veçanërisht i përshtatshëm për ata të interesuar për karrierë në gazetari dhe marrëdhënie me publikun.

Kuadri i Fakultetit është shumëkombësh dhe shumëgjuhësor. Ata rregullisht kontribuojnë për përsosmërinë akademike  në fushat e tyre përkatëse nëpërmjet botimeve dhe me pjesëmarrjen e tyre në konferenca akademike dhe seminare. Në këtë drejtim, edhe Fakulteti shpesh është nikoqir i konferencave ndërkombëtare, duke u mundësuar studentëve të takohen me studiues ndërkombëtarë, të cilët vijnë për të prezantuar tek ne të arriturat e tyre.

Studentët, të cilët zgjedhin të ndjekin studimet në njërën nga gjuhët përkatëse kanë mundësi që t’i dëgjojnë ligjëratat nga profesorë, të cilët gjuhën që e ligjërojnë e kanë gjuhë amtare. 

Qëllimi kryesor i Fakultetit është t’i përgatisë studentët, të cilët janë të informuar dhe kanë respekt për kulturën e tjetrit dhe mënyrën se si këto kultura ndërlidhen nëpërmjet komunikimit dhe gjuhëve. Ne, gjithashtu përpiqemi që t’i aftësojmë studentëtme shkathtësi, të cilat do të jenë të dobishme për tregun e punës me qëllim që ta përdorin arsimimin e tyre për punë të kënaqshme dhe shpërblyese në fushat e tyre të zgjedhura.

Google+