Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Strategjia e Burimeve Njerëzore për Hulumtuesit (HRS4R)

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është i vendosur që t’u përgjigjet mundësive të reja për kërkim, studim dhe zhvillim.Një nga misionet e parapara në Planin Strategjik është ndjekja e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkim, kurse nga shtatori i vitit 2014, kërkimi përbën konceptin kyç strategjik të UEJL-së.      

UEJL, aktualisht është në proces të akordimit të titullit “Përsosmëri në burimet njerëzore në hulumtim”. "Deklarata për përkushtimin ndaj Kartës evropiane të hulumtuesve dhe Kodit të sjelljes për rekrutimin e hulumtuesve”, është nënshkruar nga UEJL në tetor të viti 2011. Parimet e Kartës dhe të Kodit, si dhe implementimi i tyre duhet të realizohet nga institucionet hulumtuese nëpërmjet procedurës - hapi i urtë - Strategjia e burimeve njerëzore për hulumtuesit (Human Resources Strategy for Researchers-HRS4R).

Që nga fundi i vitit 2013, UEJL ka filluar me përgatitjen e Strategjisë së burimeve njerëzore për hulumtuesit (HRS4R) dhe Planin e veprimit. UEJL mbetet e përkushtuar në përmbushjen e këtij procesi.

“Strategjia e burimeve njerëzore për hulumtuesit” përkrahë institucionet hulumtuese dhe organizatat financuese në implementimin e Kartës dhe Kodit në politikat dhe praktikat e tyre. Implementimi konkret i Kartës dhe Kodit nga institucionet hulumtuese do t’i bëjë ato më tërheqëse për hulumtuesit në kërkim të një punëdhënësi të ri ose të një nikoqiri për projektin e tyre hulumtues. Organizatat financuese që implementojnë parimet e Kartës dhe Kodit, do të kontribuojnë në atraktivitetin e sistemeve të tyre hulumtuese kombëtare dhe në atraktivitetin e Hapësirës evropiane të hulumtimit në përgjithësi. Logoja për “Përsosmëri në burimet njerëzore në hulumtim”/HR Excellence in Research" do të identifikojë institucionet dhe organizatat si ofrues dhe mbështetës të një mjedisi pune stimulues dhe të favorshëm.

Që nga miratimi i Rekomandimit të Komisionit për Kartën dhe Kodin, në vitin 2005, mbi 1200 institucione nga 35 shtete të Evropës dhe jashtë saj (si dhe organizatat evropiane/ ndërkombëtare), kanë shprehur mbështetjen e tyre të qartë për Kartën dhe Kodin, ndërkaq 102 institucione kanë marrë distinktivin e Komisionit për “Përsosmëri në burimet njerëzore në hulumtim".

Për më shumë hollësi, ju lutemi vizitoni:

http://ec.europa.eu/euraxess/index.cfm/rights/strategy4Researcher

Google+