Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

FP7

Programi i Shtatë Kornizë për Kërkime dhe Zhvillim i Bashkimit Europian - The Seventh Framework Programme (FP7).

FP7 është instrument themelor i Unionit Evropian për financim të hulumtimeve shkencore dhe zhvillimit teknologjik. Programi do të realizohet në periudhën 2007-2013 ndërsa buxheti numëron 50.521 miliardë euro.

Struktura

FP7 është e organizuar në 4 programe specifike + 1 program shtesë, të cilët korrespondojnë me katër qëllimet kryesore të politikës kërkimore evropiane, të orientuara drejt promovimit dhe nxitjes së përparësisë hulumtuese edhe atë:

Bashkëpunim - Hulumtime kolaborative ndërkombëtare në 10 sfera me prioritet
Ide - Hulumtim frontal, konsultime kërkimore evropiane
 Njerëz - Potencial njerëzor, aktivitetet Maria Kyri
Kapacitete - Kapacitete kërkimore
QPK - Qendër e përbashkët kërkimore
 


Fushat prioritare

  1. Health - Shëndetësi;
  2. Food, Agriculture And Biotechnology – Ushqim, bujqësi dhe bioteknologji;
  3. Information and Communication Technologies – Teknologjitë informative dhe komunikative;
  4. Nanosciences, Nanotechnologies, Materials and web Production Technologies - Nanoshkencë, nanoteknologji, materiale dhe teknologji të reja prodhuese;
  5. Energy - Energji;
  6. Environment (including climate changes) – Ambienti natyror (përfshirë edhe ndryshimet klimatike);
  7. Transport (including Aeronautics) - Transport (përfshirë edhe Aeronautikën);
  8. Socio-ekonomic sciences and Humanities - Shkencat social-ekonomike dhe humanitare;
  9. Securites - Siguria;
  10. Space - Kozmosi.

Llojet e projekteve (Funding Schemes)

  • Projekte kolaborative (Collaborative projects) të mëdha, mesatarë dhe të vegjël.
  • Rrjete në përsosmëri (Networks of Excellence).
  • Veprime koordinative dhe aksione për mbështetje ( Coordination and Support Actions).
  • Projekte individuale (Individual Projects) Program specifik (IDE).
  • Mbështetje për trajnim dhe përparim në karrierë të hulumtuesve ( Support for training and career development – Marie Curie Actions).
  • Hulumtime në dobi të grupeve specifike (Research for the benefit of specific groups ) shoqëri të vogla dhe të mesme.

Për më shumë informata klikoni këtu.

Google+