Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studimet e doktoraturës në UEJL

Studimet e doktoraturës janë studime të ciklit të tretë arsimit të lartë, të cilat janë të organizuara në përputhje me rregullat e studimit në bazë të Sistemit Evropian të Transferimit dhe Akumulimit të Kredive (ECTS).

Studimet e ciklit të tretë zgjasin së paku gjashtë semestra me 180 kredi (ECTS) të fituara. Aktivitetet e domosdoshme brenda programeve studimore përfshijnë: trajnimin akademik me lëndë të avancuara dhe profesionale; propozimtezën e doktoratës; minimum një javë mobilitet ndërkombëtar; prezantimet publike të progresit në disertacionin e doktoratës; dy publikime në revista shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, në lidhje me punën e doktoratës; dhe punimin dhe mbrojtjen publike të disertacionit të doktoratës.

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ofron kushte për mësim dhe kërkim të cilësisë më të mirë në fushat përkatëse shkencore. Mjedisi i studimit në UEJL është shumë kolegjial ​​dhe mbështetës.

Studimet e doktoraturës në mënyrë të konsiderueshme janë të ndryshme nga dy ciklet e mëparshme të arsimit të lartë (cikli i parë dhe i dytë), ku theksi bie në mësim e jo ​​në hulumtime. Hulumtimet në studimet e doktoraturës janë një proces i gjatë, intensiv dhe shpesh i vështirë, i cili realizohet në bashkëpunim me mentorin në varësi të fushës shkencore. Studentët e doktoraturës fitojnë njohuri dhe kompetencë në fushën e caktuar shkencore, që përmbyllet me tezën e doktoraturës. Disertacioni është kontributi origjinal i rëndësishëm shkencor.

Doktoratura nuk është e rëndësishme vetëm për zhvillimin e një karrierë akademike, por edhe për kërkesat në rritje të tregut të punës (ekonomi, industri, sektorin publik, shoqërinë civile, etj.), duke qenë e domosdoshme për zhvillimin e ekspertëve të cilët do të kontribuojnë në krijimin e njohurive të reja, produkteve të reja ose metodave të reja. 

Google+